Hazard këmbëngul se ai mund të bëjë akoma gjëra të mëdha

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 10:48
Hazard këmbëngul se ai mund të bëjë akoma gjëra të mëdha

Eden Hazard pranon se nuk është më në më të mirën e tij, por këmbëngul se ai mund të bëjë akoma gjëra të mëdha.
Hazard ka pranuar se niveli i tij ka rënë ndjeshëm që nga paraqitja e tij e fundit në Kupën e Botës, por ende mbështet aftësinë e tij teknike.

Në vitin 2019, Hazard bëri një transferim të madh në Real Madrid pas një sezoni të bujshëm në Chelsea. Megjithatë, disi çuditërisht ndërkombëtari belg ka luftuar për të gjetur ndonjë formë për ‘Los Blancos’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, duke bërë vetëm 72 paraqitje dhe duke shënuar vetëm shtatë gola. Ai tani ka pranuar se ka pasur vështirësi që nga lëvizja e tij në ‘Bernabeu’.

Duke folur për ‘L’Equipe’, Hazard tha se ka vuajtur shumë, por beson se ka akoma për të dhënë.

“Të them të drejtën, këtë nivel të vitit 2018, nuk e kam më. Nuk e tregoj, por kam vuajtur shumë, mendërisht dhe fizikisht. Nuk kam turp ta them.

Në vitin 2018, unë isha ndoshta në top 10 në botë. Nëse trupi im më lejon, unë mund të bëj akoma gjëra të mëdha”.

(Kosova Sot Online)