Messi: Më pëlqen Parisi më shumë se Barcelona

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 11:30
Messi: Më pëlqen Parisi më shumë se Barcelona

Deri në ditën kur Lionel Messi të pensionohet, duket se gjithmonë do të ketë zëra që e lidhin atë me një rikthim në Barcelonë.

Askush nuk e imagjinonte kurrë të shihte argjentinasin të largohej nga ‘Blaugrana’, duke pasur parasysh kohën që kaloi atje, derisa u transferua në Francë. Messi aktualisht është nën kontratë me Paris Saint-German deri më 30 qershor 2023, dhe atëherë ai do të duhet të marrë një vendim nëse dëshiron të rinovojë kontratën apo ta çojë karrierën e tij në një drejtim të ri.

“Ishte e vështirë të largohesha nga Barcelona, ​​ne kishim kaluar gjithë jetën në të njëjtin vend. Nuk kisha lëvizur kurrë dhe nuk e dija se si ishte largimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Nuk e prisja këtë, ndodhi shumë shpejt dhe më duhej të largohesha nga Barcelona brenda natës”, tha fillimisht argjentinasi.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm te Barcelona, ​​duket se Messi është më i interesuar të qëndrojë në Francë.

“Parisi më pëlqen shumë më tepër, e eksploroj qytetin dhe e shoh të mrekullueshëm. Gjatë vitit tim të parë pati një ndryshim të madh, gjërat ndodhën shumë papritur. Nuk ishte qëllimi im të largohesha nga Barcelona dhe gjithçka ishte e papritur”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Messi aktualisht është i fokusuar në Kupën e Botës, pasi synon ta fitojë atë trofe për herë të parë.

(Kosova Sot Online)