Cristiano Ronaldo thyen Rekordin, personi i parë me 500 milionë ndjekës në Instagram

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 15:05
Cristiano Ronaldo thyen Rekordin,  personi i parë me  500 milionë ndjekës në Instagram

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili  ka qëndruar në krye të lojës së futbollit për dy dekada, dhe ku përveç vlerësimeve të shumta dhe çmimeve që ka fituar përgjatë karrierës, Ronaldo i ka ndërtuar vetes edhe një platformë ku e gjithë bota mund ta shohë atë, transmeton "Kosova Sot Online".

Fituesi i pesë Topave të Artë është një nga individët më me ndikim në planet, falë perandorisë që ka ndërtuar.

{/653465}

Ai së fundmi ka arritur në 500 milionë ndjekësve në Instagram, i vetmi që ka arritur këtë shifër deri më tani në këtë platformë. Ronaldo bëri që interneti të merrte flakë, me ndihmën e yllit tjetër të futbollit dhe rivalit të tij, Lionel Messit.

(Kosova Sot Online )