E ardhmja e Lionel Messi ende në pikëpyetje të madhe

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 09:10
E ardhmja e Lionel Messi ende në pikëpyetje të madhe

Eksperti i transferimeve, gazetari Fabrizio Romano, mendon se Lionel Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Për momentin, ylli është i fokusuar në Botërorin e Katarit dhe dëshiron me ngulm që ta fitojë çmimin më të madh të futbollit që momentalisht nuk e ka.Pas disa thashethemeve që e kanë lidhur Messi me kalim në Inter Miami, Romano ka shkruar që klubi amerikan po e shtynë përpara nënshkrimin e Messi, por ai ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas 2023.

Raportohet se parisienët po ashtu kanë për synim zgjatjen e kontratës së Lionel Messi derisa skuadra ku ai u nda pa një lamtumirë, Barcelona, po ashtu është në radarin e tij.

(Kosova Sot Online )