Këto institucione nuk kanë funksionuar për të ndëshkuar krimin, por për të amnistuar krimin!

Këto institucione nuk kanë funksionuar për të ndëshkuar krimin, por për të amnistuar krimin!
Këto institucione nuk kanë funksionuar për të ndëshkuar krimin, por për të amnistuar krimin!

Xhevat Meha

  • 28 November 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Tani për tani, dhe për shumë vite rresht, këto institucione janë të mbushura me individ të pa zot profesionalisht dhe të pandershëm, dhe kjo sidomos në krye të këtyre institucioneve. Deri tani, këto institucione nuk kanë funksionuar për të ndëshkuar krimin por për të amnistuar krimin, dhe kjo është bërë e mundur përmes të punësuarve në këto institucione të individëve pa zotësi profesioanale dhe të pandershëm.

-Ligji per konfiskimin e pasurive te pajustifikueshme dhe Ligji për byronë shtetërore tani janë në pritje për t'u miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Këto dy ligje do të mund të sjellin fuqizim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me kushtin që të ketë zbatim të drejt dhe të plotë të tyrë. E zbatimi i drejt dhe i plotë i këtyre dy ligjeve, por edhe shumë e shumë ligjeve tjera të miratuara deri tani, do të mundë të behët vetëm nga individ profesionist dhe të ndershëm brenda Prokurorisë së Shtetit, gjyqësisë, hetuesisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për zbatim të ligjit.

Tani për tani, dhe për shumë vite rresht, këto institucione janë të mbushura me individ të pa zot profesionalisht dhe të pandershëm, dhe kjo sidomos në krye të këtyre institucioneve. Deri tani, këto institucione nuk kanë funksionuar për të ndëshkuar krimin por për të amnistuar krimin, dhe kjo është bërë e mundur përmes të punësuarve në këto institucione të individëve pa zotësi profesionale dhe të pandershëm.

Përderisa këto institucione kanë përbrenda individ të tillë, edhe këto dy ligje njëjtë sikur të gjitha ligjet tjera do të mbeten dekor në letër. Largimi i individëve të tillë dhe sjellja nëpër këto institucione e individëve të zot profesionalisht dhe të ndershëm do të bëhet vetëm përmes procesit të VETING-ut. Ky proces nuk po fillon nga qeveria po edhe nuk po kërkohet nga opozita që të zbatohet. Kjo është shumë keq për interesat e qytetarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".