
Berhalter: Ne fitojmë ndeshjen ndaj Iranit ose do të jemi jashtë Kupës së Botës

Trajneri i ShBA-së, Gregg Berhalter ka folur para ndeshjes së fundit në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës ndaj Iranit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e nisën mirë Botërorin, pasi barazuan 1:1 ndeshjen e parë ndaj Uellsit.
Më pas me barazim vazhduan edhe ndaj anglezëve, kur në takim e dytë të grupit B u ndanë 0:0.
ShBA tashmë kanë edhe testin e tyre të fundit, Iranin që cilësohet si ‘jetë a vdekje’.
Ndërsa shumë skuadra kanë ende opsione të shumta për të kaluar në fazën eliminatore të turneut, përfshirë Iranin, amerikanëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të marrin tre pikët që vijnë me fitore.
“Kjo vendos ndeshjen tonë të parë me eliminim direkt në Kupën e Botës,” tha trajneri i SHBA-ve, Gregg Berhalter.
“Ne fitojmë ose do të jemi jashtë Kupës së Botës.
Sa herë që jeni në një Kupë Bote dhe mund të shkoni në ndeshjen e fundit në grup duke kontrolluar fatin tuaj, kjo është një gjë shumë e mirë”, përfundoi ai.
Takimi Iran – ShBA luhet nesër me fillim nga ora 20:00.
(Kosova Sot Online)