Kryetari i Federatës së Futbollit të Kamerunit kapet në veprime të dhunshme

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 09:16
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kamerunit kapet në veprime të dhunshme

Samuel Eto’o, kryetar i Federates së Futbollit të Kamerunit është kapur  duke e sulmuar dhunshëm një person jashtë një stadiumit tjetër tjetër  në Kupën e Botës, që po mbahet në Katar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas pamjes, e gjithë ngjarja ka ndodhur, pas ndeshjes së fitores së Brazilit ndaj Kores së Jugut.

Në fillim, Eto’o duket i lumtur për të pozuar foto me fansat në pritje, ndërsa ai largohet nga vendi i ngjarjes, përpara se një burrë me një videokamerë t’i afrohet në të djathtën e tij, shkruan Dailymail.

Pamjet tregojnë se dyshja shkëmbejnë fjalë, përpara se videoja të shkurtohet disa sekonda më vonë, dhe Eto’o të kthehet në skenë për t’u përballur me burrin.

Është e paqartë se çfarë u tha për të zemëruar Eto’o – i cili është në Katar në rolin e tij si ambasador i trashëgimisë së Kupës së Botës 2022 – por ai reagon me tërbim dhe fillon të shtyjë kameramanin.

(Kosova Sot Online )