Muhammed Kudus në rrugë për t’ju bashkuar Barcelonës

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 10:00
Muhammed Kudus në rrugë për t’ju bashkuar Barcelonës

Ekipi i Barcelonës është shumë afër transferimit të Muhammed Kudus nga Ajaxi. Për shumë kënd mund të duket befasi, por Kudus është rrugës për t’ju bashkuar Barcelonës, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas asaj që raporton The Sun, Barcelona e ka bërë synim transferimin e sulmuesit të Ajaxit, Mohammed Kudus. Sulmuesi ganez ka rënë në radarin e katalunasve sidomos gjatë paraqitjes së tij në Katar, ku bëri paraqitje shumë më të mirë.

Kudusi ishte njëri prej më të mirëve për rikthimin e Ganës kundër Koresë së Jugut dhe që nga atëherë është bërë njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.

Edhe pse Kudus ka një çmim prej 40 milionë funte, e cila gjë është problemet për Barcelonën, kjo nuk e ndalon ata që të flasin me Ajaxin dhe thuhet se Kudus shumë shpejt mund të jetë futbollist i Barcelonës. 

(Kosova Sot Online )