Bayern Munchen po planifikon përtëritjen e kontratave me dy veteranë të futbollit

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 13:57
Bayern Munchen po planifikon përtëritjen e kontratave me dy veteranë të futbollit

Eric Maxim Choupo-Moting dhe Manuel Neuer, janë dy veteran futbolli të cilët po i kërkon Bayern Munchen, transmeton "Kosova Sot Online".  

Sipas raporteve të sotme në Gjermani, Bayern Munchen është duke shikuar zgjatjen e kontratave për dy veteranët e tyre në skuadër, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Manuel Neuer.

CEO i Bayernit, Oliver Kahn e ka shprehur edhe publikisht dëshirën që ta zgjasë kontratën e tij me Choupo-Moting , pavarësisht se për të kanë interes disa skuadra europiane.

Duket se kamerunasi do të qendrojë tek skuadra bavareze me një pagë shumë më të rritur.

Edhe pse kontrata e Manuel Neuer skadon më 2024, skuadra gjermane nuk ka rrezik për ta humbur atë pasi që portieri gjerman konsiderohet njëri prej më të mirëve që ata kanë në portë për momentin. 

(Kosova Sot Online )