Përfundon pjesa e parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 17:09
Përfundon pjesa e parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Marokut dhe Spanjës.

45 minutat e parë në “Education City Stadium” u mbyllën baras dhe pa gola.

Spanjollët e dominuan këtë pjesë me posedim të topit, por edhe marokienët krijuan raste për të shënuar.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë kalimin për në çerekfinale, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.

(Kosova Sot Online)