Ndeshja mes Marokut dhe Spanjës shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 17:56
Ndeshja mes Marokut dhe Spanjës shkon në vazhdime

Ka shkuar në vazhdime ndeshja mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Loja e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola.

Tani do të luhen edhe dy pjesë tjera – me nga 15 minuta. Nëse as pas gjysmë ore nuk ka fitues, do të nevojitet ekzekutimi i penalltive.

Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë kalimin për në çerekfinale, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës. 

(Kosova Sot Online)