Real Madridi e shkundi kuletën për 16 vjeçarin Endrick, arrin marrëveshje,për 70 milionë euro

  • S.A /
  • 07 December 2022 - 11:36
Real Madridi  e shkundi  kuletën për 16 vjeçarin Endrick, arrin marrëveshje,për 70 milionë euro

Real Madridi duket se ka përparuar shumë në rrugë për të siguruar njërin prej talenteve më premtues të futbollit në botë, Endrick, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas asaj që raporton UOL Esporte, Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Palmeiras për nënshkrimin e talentit Endrick. Ata raportojnë se Los Blancos do të paguajnë 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Talenti brazilian megjithatë nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës braziliane deri në korrik të vitit 2024, kur i mbush 18 vjet. Endrick konsiderohet si njëri prej talenteve më të mëdhenj dhe është kërkuar nga disa skuadra të njohura si PSG dhe Chelsea të cilët i “bën të gjitha” por në fund humbën nga Real Madrid, thekson ky raport. 

(Kosova Sot Online )