Po largohet nga Evropa, e ardhmja e Cristiano Ronaldos në Arabi Saudite

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 11:10
Po largohet nga Evropa, e ardhmja e Cristiano Ronaldos në Arabi Saudite

Tani më është mëse e qartë se edhe Cristiano Ronaldo e dinë që e ardhmja e tij është në Arabi Saudite, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ronaldo raportohet së i është pajtuar që t’i bashkohet skuadrës së Arabisë Saudite në një marrëveshje ku ai do të përfitojë 200 milionë euro. Gazetari  i Marca, Jose Felix Diaz i ka thënë portalit Goal që marrëveshja është definitive dhe ai do të fluturojë për në Rijad për të nënshkruar kontratën e tij posa të përfundojë aventura e Portugalisë në Botëror.

“Cristiano Ronaldo po i kalon ditët e tij të fundit në Botëror, Portugalia është ende në lojë por ai është duke u kujdesur për të ardhmen e tij dhe e ardhmja e tij është në futbollin saudit”, tha gazetari. “Marrëveshja me skuadrën arabe është totale dhe absolute. Tani ajo duhet të nënshkruhet, ai të shkojë aty, të shoh çfarë klubi është ai dhe të vendos të nënshkruajë. Është një skuadër që po përpiqet që të rritet, për ta rikuperuar dominimin e saj në futbollin saudit, të cilën gjë nuk e ka pas së fundmi”.

“Kontrata është dy vite e gjysmë. Ai do të paguhet për lojërat dhe do të këtë shumë para nga reklamat që do të këtë. Nëse asgjë nuk do të ndryshojë së shpejti, pasi që periudha e tij e komplikuar të përfundojë, ai do të marrë pjesë në Botëror, do të shkojë në Riad për të nënshkruar kontratën e tij, jo për të negociuar ndonjë ndryshim që për momentin mund të mos ndodh vetëm nga ndonjë e papritur”.

Ronaldo pritet që t’i bashkohet kështu Al-Nassr nga 1 janari, pasi u largua nga Manchester United për shkak të një interviste ku ai tha se ka shumë pak respekt për trajnerin Erik ten Hag dhe foli për atë se ai ndihet i tradhtuar nga klubi.

37 vjeçari shpreson që të jetë titullar në formacionin e Portugalisë në ndeshjen kundër Marokut në çerekfinale të Botërorit, ndeshje kjo që luhet të shtunën.

(Kosova Sot Online )