Brazilianët e përqeshin Cristiano Ronaldon: Vetëm një trashaluq që ecën në rrugë

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 14:09
Brazilianët e përqeshin  Cristiano Ronaldon: Vetëm  një trashaluq që ecën në rrugë

Ish ylli i Brazilit, Kaka beson që shumë bashkëatdhetar të tij nuk kishin respekt për sulmuesin ikonik të tyre, Ronaldo, duke thënë që ata e shohin atë si një “trashaluq”, transmeton "Kosova Sot Online".

Ronaldo konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori, pasi që ai ndihmoi Brazilin për ta fituar Botërorin në vitin 1994 dhe më 2002 duke shënuar suksese edhe me klubet e tij, Barcelona, Inter dhe Real Madrid. Megjithatë, ish ylli i Madridit dhe AC Milanit, Kaka beson që tërë bota e respekton atë më shumë së saj bashkëatdhetarët e tij, brazilianët.

“Është e çuditshme të thuhet, por shumë brazilian nuk e mbështesin Brazilin”, tha Kaka për BeIN Sports, transmeton GazetaExpres. “Ndodh ndonjëherë. Nëse e shihni Ronaldon duke ecur në Brazilin, ju do të thoni: Ua, ai është një gjë tjetër këtu. Në Brazil, ai konsiderohet vetëm një njeri i thjesht trashaluq që ecën rrugës. Natyrisht, shumë brazilian e duan Ronaldon, unë e dua Ronaldon, por mënyra si ai respektohet në Brazil dhe jashtë është e ndryshme, unë shoh më shumë respekt për të jashtë vendit se sa brenda tij”.

Ronaldo ka shtuar peshë pasi karrierës së tij i erdhi fundit më shumë media dhe tifozë që bënin humor me të për ndryshimin e formave të tij të trupit gjatë viteve.

Sulmuesi legjendar do të bëjë tifo për Brazilin në ndeshjen e sotme që Kombëtarja e tij e luan kundër Kroacisë në çerekfinale të Botërorit, derisa “Kanarinat” po kërkojnë trofeun për herë të gjashtë pasi që atë e fituan më 2002.

(Kosova Sot Online )