Publikohet orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës-Argjentina – Kroacia më 13 dhjetor

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 08:05
Publikohet  orari i gjysmëfinales së parë në Kupën e Botës-Argjentina – Kroacia më 13 dhjetor

Tash më është mësuar edhe çifti i parë i fazës gjysmëfinale në Kupën e Botës “Katar 2022”, pas dy ndeshjeve çerekfinale që u zhvilluan këtë të premte. Kroacia eliminoi Brazilin, teksa Argjentina kaloi tutje pas fitores ndaj Holandës, transmeton "Kosova Sot Online". 

Të dy këto ndeshje u vendosën pas ekzekutimit të penalltive.Kësisoj, Argjentina dhe Kroacia do të përballen mesvete në gjysmëfinale të këtij turneu. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 dhjetor, në stadiumin “Lusail Iconic”.Gjysmëfinalja mes Argjentinës e Kroacisë do të zhvillohet nga ora 20:00. 

(Kosova Sot Online )