Trajneri i Amerikës ishte gati ta përjashtonte një futbollist nga Kupa e Botës, ylli amerikan që ka kishte shkaktuar probleme të mëdha

  • S.A /
  • 12 December 2022 - 15:57
Trajneri i Amerikës ishte gati ta përjashtonte një futbollist nga Kupa e Botës,  ylli amerikan që ka kishte shkaktuar probleme të mëdha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ndër Kombëtaret më simpatike në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’. Të drejtuar nga trajneri Gregg Berhalter, SHBA kaluan në 1/8 e finales, por që u eliminuan nga Holanda, përkundër që bën paraqitje shumë të mirë, transmeton "Kosova Sot". 

Por një problem i madh kishte ndodhur në kampin e amerikanëve dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Gregg Berhalter, por pa përmendur emrin e futbollistit që e shkaktoi atë.

“Në këtë Botëror të fundit ne kishim një lojtar që nuk i përmbushi pritshmëritë brenda dhe jashtë fushës. Si punonjës, u ulëm së bashku për orë të tëra duke menduar se çfarë do të bënim me këtë lojtar. Ishim gati të rezervonim një biletë avioni për në shtëpi, ishte kaq ekstrem”, tha Berhalter. Por ka qenë The Athletic që ka zbuluar se fjala është për yllin e Borussia Dortmund, Giovanni Reyna.

Megjithatë para se të merrnin një vendim për përjashtimin e tij, trajneri Berhalter e ka detyruar anësorin që të kërkojë falje para shokëve të ekipit kombëtar.

Reyna, i cili u shfaq i dëshpëruar në stërvitje dhe reagoi në mënyrë të papërshtatshme në sfidën ndaj Uellsit, kishte kërkuar falje shokëve të skuadrës.

“Gjëja tjetër që i thamë ishte se duhej t’i kërkonte falje grupit. Por ai duhet të thotë arsyen se pse po kërkon falje. Duhet të shkojë më thellë sesa thjesht ‘më falni djema'”, tha Berhalter.

Pas kërkim faljes nga Reyna nuk kishte më probleme dhe lojtari i Dortmund vazhdoi me Kombëtaren deri në 1/8 e finales.

(Kosova Sot Online )