Ronaldo: Do ​​të isha hipokrit po të thoja se do të gëzohesha nëse Argjentina e fiton Botërorin

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 18:14
Ronaldo: Do ​​të isha hipokrit po të thoja se do të gëzohesha nëse Argjentina e fiton Botërorin

Legjenda e Brazilit, Ronaldo Nazario ka ofruar mendimet e tij për Botërorin e Katarit 2022, i cili tani po hyn në fazën gjysmëfinale dhe Brazili nuk do të jetë aty.

Ata u eliminuan në penallti nga Kroacia në çerekfinale. Kjo do të thotë se ai duhet të zgjedhë një nga katër skuadrat e mbetura si favorit për të fituar, por ai refuzon të zgjedhë Argjentinën.

Kur u pyet për mundësinë e Argjentinës dhe Lionel Messit për të fituar turneun kur Brazili ishte favorit, Ronaldo tha për MARCA: “Unë nuk mund të përgjigjem për të gjithë Brazilin, mund të përgjigjem për mua. Dhe nuk jam aq i sigurt. Po sigurisht që do të jem i lumtur për të (Messin), por ju e dini se ne kemi një rivalitet të madh midis Brazilit dhe Argjentinës, kështu që do të isha hipokrit të them se do të jem i lumtur për Argjentinën, është jo e vërtetë. Por sigurisht, unë e shoh futbollin si një romantik. Do të kënaqem me çdo kampion”.

Argjentina do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinalen e saj dhe ajo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 13 dhjetor në orën 20:00. Kroatët eliminuan Brazilin dhe Argjentina Holandën për të kaluar në gjysmëfinale.

Fituesi do të përballet me Francën ose Marokun në finalen e 18 dhjetorit. 

(Kosova Sot Online)