Pse Karsdorp nuk flet me Mourinhon

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 18:17
Pse Karsdorp nuk flet me Mourinhon

Rick Karsdorp stërviti sot me shokët e tij në Trigoria. Dhe, sipas raportimeve nga Italia, takimi me drejtorët e klubeve dhe trajnerin Jose Mourinho është shtyrë.

Holandezi u akuzua nga Mourinho për tradhti, teksa kërkoj që ai të largohet në janar nga skuadra.

Karsdorp nuk mori pjesë në turneun në Japoni në fillim të këtij muaji, duke ofruar një certifikatë mjekësore që pretendonte se nuk mund të bashkohej me shokët e tij të skuadrës për shkak të problemeve psikologjike.

Megjithatë, ai u kthye në Continassa këtë mëngjes dhe pritej gjithashtu të takohej me drejtorët e klubit dhe Mourinhon për të sqaruar pozicionin e tij dhe për të mësuar planet e Romës për afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, takimi nuk u zhvillua sot, por palët pritet të takohen para një faze tjetër përgatitore në Portugali, më 15 dhjetor.

Mourinho u kthye në Romë të dielën në mbrëmje, por nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje. Kur u pyet për Karsdorp, ai tha vetëm “Ju më njihni mua”, duke sugjeruar se ai ende dëshiron që mbrojtësi të largohet në janar.

Sipas “Sky Sport Italia”, Roma do ta lërë Karsdorp të largohet në afatin kalimtar të dimrit, por vetëm me një transferim të përhershëm. 


(Kosova Sot Online)