'Lojtari i Ndeshjes' i takon sërish Messit

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 22:55
'Lojtari i Ndeshjes' i takon sërish Messit

Lionel Messi është e ka fituar çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga gjysmëfinalja e sontme në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Argjentina shënoi fitore 3:0 ndaj Kroacisë për t’u kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu.

Messi ishte autor i golit të parë në këtë ndeshje, teksa asistoi edhe te goli i dytë i Julian Alvarezit dhe i treti për Argjentinën.

FIFA njoftoi pas ndeshjes se Messit i ka takuar çmimi “Lojtari i Ndeshjes”.

Për 35-vjeçarin është hera e katërt që e fiton këtë çmim në Kupën e Botës të këtij viti.

Argjentina do të presë fituesin nga ndeshja e nesërme gjysmëfinale, mes Francës dhe Marokut, që do të zhvillohet nga ora 20:00.

Finalja e madhe e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën. 

(Kosova Sot Online)