Presidenti Emmanuel Macron befason pas fitores së Francës kundër Marokut, fut në dhomën e zhveshjes dhe zbulon....

  • S.A /
  • 15 December 2022 - 08:42
Presidenti Emmanuel Macron befason  pas fitores së Francës kundër Marokut, fut në dhomën e zhveshjes dhe zbulon....

I pari i shtetit evropian zbriti pas fushës në dhomat e zhveshjes, duke i uruar dhe falënderuar futbollistët e Kombëtares së tij për paraqitjen dhe kalimin në finale, transmeton "Kosova Sot Online".

Macron u fut edhe në dhomën e zhveshjes së Marokut, për t’i përgëzuar të gjithë lojtarët, stafin dhe drejtuesit e Federatës marokene për të arriturat në këtë Kupë të Botës.

Maroku u bë përfaqësuesja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të një Kampionati Botëror.

Macron pati disa fjalë edhe për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat, të cilin e ka cilësuar si më të mirin deri më tani në ‘Katar 2022’.

“Ke qenë mesfushori më i mirë i këtij Botërori”, i tha Macron mesfushorit maroken në zhveshtore, derisa Amrabat e falënderoi presidentin francez për këto fjalë.

(Kosova Sot Online )