Festa e çmendur e tifozëve francez për kalimin në finale kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe qindra të arrestuar gjithandej Francës

  • S.A /
  • 15 December 2022 - 09:59
Festa e çmendur e tifozëve francez për kalimin në finale kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe qindra të arrestuar gjithandej  Francës

Festa e fitores së francezve  kundër katarit ka krijuar kaos të paparë në rrugët e Montpellier, transmeton "Kosova Sot Online".

Një 13-vjeçar ka mbetur i vrarë në një përleshje mes tifozëve të Marokut dhe Francës në Montpellier pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës në të cilën “trengjyrëshit” festuan me 2:0. Sipas autoriteteve lokale, djali është përplasur nga një makinë.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale shihet një turmë në rrugë dhe një makinë që lëviz furishëm.

Tashmë dihen detajet e atij momenti. Siç raporton “Daily Mail”, ky 13-vjeçar ka qenë pjesë e një grupi fansash marokenë që kanë tentuar të heqin flamurin francez nga makina. Mirëpo, shoferi vendosi të hidhte në benzinë, u kthye për të ikur nga i gjithë grupi dhe u përplas me djalin.

(Kosova Sot Online )