Ibrahimovic tregon fituesin e Kupës së Botës

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 18:46
Ibrahimovic tregon fituesin e Kupës së Botës

Ibrahimovic vjen me përgjigje epike kur pyetet për fituesin e Kupës së Botës

Zlatan Ibrahimovic e ka parashikuar fituesin e Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

Argjentina dhe Franca janë në finale të Kampionatit Botëror, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00.

E Ibrahimovic tha se Messi do ta ngre lart trofeun e Kupës së Botës.

“Mendoj se trofeu tashmë është i shkruar me emrin e fituesit. Ju e dini se për kë mendoj unë. Mendoj se Messi do ta ngre lart trofeun, është e shkruar”, u shpreh Ibrahimovic.


(Kosova Sot Online)