Messi është shumë i lumtur në PSG

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 21:14
Messi është shumë i lumtur në PSG

Nasser Al Khelaifi ka folur për të ardhmen e Leo Messit, me presidentin e Paris Saint-Germainit i bindur se superylli argjentinas do të qëndrojë në klubin francez.

“Unë konfirmoj një mijë herë se Leo Messi është shumë i lumtur me PSG. Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë,” tha shefi i klubit parizian për RMC.

“Do të diskutojmë pas Kupës së Botës”, shtoi ai.

Messi këtë të diel mund të shpallet kampion bote për herë të parë me Albiceleste.

(Kosova Sot Online)