Messi dhe Mbappe luftojnë për tripletën e Botërorit

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 12:35
Messi dhe Mbappe luftojnë për tripletën e Botërorit

Ata do të përpiqen që ta fitojnë Botërorin dhe po ashtu edhe Këpucën e Artë dhe Topin e Artë të Katari 2022

Ata janë dy emra të mëdhenj të Botërorit 2022, derisa sot, konsiderohen dy futbollistët më të mirë në botën e futbollit. Shokët e skuadrës të PSG, Lionel Messi dhe Kyalian Mbappe do të përballën të dielën me disa gjëra që do të jenë në garë.

Vetëm njëri prej tyre do të bëhet kampion bote, edhe pse finalja e Katarit po ashtu do të vendos jo vetëm për trofeun kolektiv të skuadrës.

Beteja për Këpucën e Artë

Në rrafshin individual, argjentinasi dhe francezi janë në betejë për ta përfunduar garën si top golashënues. Kapiteni i Albiceleste ka një avantazh të vogël në këtë rast sepse ka pesë gola dhe tre asiste në dallim nga francezi që ka pesë gola dhe dy asiste.

Me fjalë të tjera, nëse asnjëri nuk shënon në finale, Messi do ta marrë këtë trofe pasi që ka një asist më shumë së sulmuesi francez.

Ata janë favorit për Topin e Artë

Të dy po ashtu janë në garë për Topin e Artë të Botërorit në Katar. Ata janë favorit që të jenë futbollistët më të mirë në këtë garë për paraqitjet e tyre.

Megjithatë, në këtë luftë është edhe një mysafirë që është befasi. Kjo alternativë duket të jetë futbollisti që ka pasur paraqitjet më të mira për Francën deri me tani, Antoine Griezmann.

Futbollisti i Atletico Madridit është emëruar MVP në gjysmëfinale kundër Marokut dhe është bërë futbollist serioz që të shpallet më i miri për këtë Botëror.

Është e vështirë të mendohet në ndonjë futbollist argjentinas që mund t’i largojë nga froni të sipërpërmendurit, edhe pse nuk është çmenduri të mendohet nëse atë e fiton Julian Alvarez,  cili ka shënuar dy herë në gjysmëfinale, vendos me një gol ose dy dhe mund ta fitojë edhe ai këtë çmim.

(Kosova Sot Online)