Ky do të jetë rezultati i finales, Messi do të qajë

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 13:30
Ky do të jetë rezultati i finales, Messi do të qajë

Piers Morgan, gazetari anglez i The Sun i ka trazuar fansat e Lionel Messit këtë paradite.

Ndërsa shumë futbolldashës presin dhe duan që Messi sot ta fitojë Kupën e Botës, gjënë e vetme që i mungon në karrierën e tij të mahnitshme, Morgan bëri një parashikim tjetër.

“PARASHIKIM: Franca do ta mposhtë Argjentinën 3-1 për ta fituar Kupën e Botës. Mbappe do të shënojë dy herë, Griezmann do të jetë lojtari i ndeshjes dhe Messi do të qajë”, ka shkruar Morgan në Twitter.

‘Tweet’-i i tij shkaktoi shumë reagime. Morgan është gazetari që së fundmi arriti ta intervistonte Cristiano Roanldon dhe për të, portugezi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

(Kosova Sot Online)