Ja si ishin 25 paraqitjet e Messi në të gjitha ndeshjet e Botërorit

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 16:01
Ja si ishin 25 paraqitjet e Messi në të gjitha ndeshjet e Botërorit

Ai mund të kurorëzohet mbret i Botës në ndeshjen e sotme

18 dhjetori i vitit 2022 do të shënojë ndoshta fundin e Lionel Messi në aventurat e tij në Botëror, garën të cilën ai nuk arriti që ta fitojë dhe do ta këtë mundësinë e dytë për ta bërë këtë dhe është i gatshëm ta bëjë qysh sonte.

Ai ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij deri tani, por të shtunën do të jetë ndeshja e tij e 26 dhe ndeshja e fundit në Botëror, derisa ai do të luajë kundër Francës në finale.

Këtu kemi atë çfarë ka ndodhur në 25 paraqitjet e tjera në Botëror ku numri 10 ka marrë pjesë.

1. 16-6-2006: Debutimi i tij në Botëror ishte në ndeshjen e dytë të grupit kundër Serbisë më 2006, ai shënoi në fitoren 6-0 kundër serbeve ku hyri në lojë si zëvendësues.

2. 21-6-2006: Starti i parë i Messit në një ndeshje ishte barazimi 0-0 kundër Holandës. Ndeshja ishte shumë e ashpër por Argjentina e kaloi grupin si fituese. Ai luajti 70 minuta.

3. 24-6-2006: Kjo ishte një ndeshje e jashtëzakonshme kundër Meksikës e cila u zgjidh me një gol të bukur të Maxi Rodriguez në minutën e 98-të. Messi ishte përsëri zëvendësues, ku zëvendësoi Javier Saviolan në minutën e 84-të.

4. 12-6-2010: Kundër Nigerisë, në Ellis Park të Johannesburg, Messi luajti ndeshjen e parë në Botëror me fanellën numër 10.

5. 17-6-2010: Argjentina ishte tepër e fortë atë ditë kur Gonzalo Higuain shënoi het-trik me ndihmën e Messi për ta mposhtur Korenë e Jugut me rezultat 4-1.

6. 22-6-2010: Diego Maradona pushoi Javier Mascherano dhe Messi  për herë të parë pati shiritin e kapitenit në Botëror. Argjentina mposhti Greqinë 2-0.

7. 27-6-2010:Ishte një fitore prej 3-1 kundër Meksikës më shumë vendime kontraverse në 1/8-ën e finales, ku Messi nuk shënoi gol.

8- 3-7-2010: Messi nuk mundi ta ndihmoi Argjentinën në humbjen 4-0 në çerekfinale.

9. 16-6-2014: Messi arriti në Botërorin e Brazilit në formë të mirë, pak ditë para se të mbushte 27 vjet. Argjentina e mposhtu Bosnjën me rezultat 2-1, një gol e shënoi Messi.

10. 21-6-2014: Kundër një Irani shumë të organizuar, një sulm i Messi me këmbën e majtë në minutën e 92-të të ndeshjes i ndryshoi gjërat në mënyrë dramatike në këtë ndeshje. Për herë të parë ai shënoi në dy ndeshje radhazi në Botëror.

11. 25-6-2014: Një fitore 3-2 kundër Nigerisë, Ishte Messi që shënoi dy golëshin e parë në atë Botëror, me golin e tij më të shpejt (dy minuta e 25 sekonda), nga një goditje e lirë.

12. 1-7-2014: Ishte ndeshja më e vështirë e tij në atë Botëror kundër Zvicrës në Sao Paulo. Goli erdhi në minutën e 118-të, duke ju falënderuar golit  Angel Di Marias pas një asistimi të Messi.

13. 5-7-2014: Belgjika e kontrolloi mirë Messin në Brasilia, por nuk ishin në gjendje që ta ndalin golin e Higuain i shënuar në minutën e 8-të të ndeshjes. Argjentina arriti në gjysmëfinale.

14. 9-7-2014: Messi, u kontrollua mirë në tërë ndeshjen nga Holanda e Louis van Gaal, por shënoi penalltinë e parë për ta fituar këtë ndeshje me penallti dhe duke kaluar kështu në finale.

15. 13-7-2014: Messi ishte votuar si futbollisti më i mirë i Botërorit, por Gjermania e fitoi ndeshjen pas minutave shtesë.

16. 16-6-2018: Messi e humbi penalltinë në barazimin 1-1 me Islandën në Rusi.

17. 21-6-2018: Një humbje e papritur e Argjentinës prej 3-0 nga Kroacia i dërgoi ata buzë eliminimit.

18- 26-6-2018. Argjentina ja doli të kalojë grupin me një fitore të vështirë 2-1 kundër Nigerisë e ku një gol u shënua nga Messi.

19. 30-6-2018: skuadra e Francës e udhëhequr nga Kylian Mbappe e dërgoi në shtëpi Argjentinën në 1/8-ën e finales.

20. 22-11-2022: Messi shënoi nga penalltia, por Argjentina humbi me rezultat 2-1 nga Arabia Saudite në Katar.

21. 26-11-2022: Messi shënoi golin e parë nga lojë e hapur kundër Meksikës ku Enzo Fernandes shënoi po ashtu një gol të bukur.

22- 30-11-2022: Ndeshja me Poloninë është e vetmja në Botërorin e Katarit ku Messi nuk ka shënuar. Ai humbi një penallti në fitoren 2-0 të Argjentinës për të kaluar grupet.

23. 3-12-2022: Messi shënoi një gol në ndeshjen e shumë tensionuar kundër Australisë me rezulta 2-1.

24- 9-12-2022: Messi pati një sherr të vogël me Wout Weghorst dhe shënoi nga penalltia për Argjentinën në eliminimin e Holandës në çerekfinale.

25. 13-12-2022: Gjysmëfinalja kundër Kroacisë pamë Messin duke e shënuar edhe një tjetër penallti si dhe duke bërë një asist të jashtëzakonshëm për Julian Alvarez, ndeshje që u fitua nga Argjentina me rezultat 3-0. 

(Kosova Sot Online)