Ja si përfundoi biseda Scaloni dhe Messi

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 15:23
Ja si përfundoi biseda Scaloni dhe Messi

Kombëtarja e Argjentinës fitoi Botërorin duke ju falënderuar kryesisht futbollistit të tyre më të mirë, Lionel Messi. Ylli argjentinas fitoi çmimin për “futbollistin më të mirë të Botërorit” dhe shënoi dy herë në finale kundër Francës.

Ai po ashtu shënoi penalltinë gjatë penalltive, kështu që kishte një paraqitje spektakulare që e etablon atë si më të mirin në histori të futbollit.

Mund të themi që numri 10 nga Rosario bëri çfarëdo që është e mundshme që Argjentina ta fitonte Botërorin e tretë në histori, por kështu bëri edhe trajneri i tij, Lionel Scaloni.

Marrëdhëniet në mes të dy Lionelëve ishin shumë të rëndësishme në arritjen e këtij suksesi dhe pas ndeshjes Scaloni tregoi disa detale të bisedës në mes të tyre.

“Dëshiroj që t’ju tregoj diçka, për bisedën që pata më të në San Juan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, pas barazimit 0-0 me Brazilin”, tha trajneri të dielën.

“Ndjeja që ajo që po vinte do të ishte e vështirë dhe zhgënjimi mund të jetë i fuqishëm”.

“Kështu që, para se ai të kthehet në Paris, u ula dhe bisedova me Messi. E ngrita problemin të ai dhe ai me tha ‘ne do të vazhdojmë për shkak së ndoshta mund të shkojë mirë dhe nëse jo atëherë së paku ne u përpiqem. Kjo me dha shumë frymëzim”.

E ardhmja e Messit të Argjentina

Messi ka thënë para finales kundër Francës që kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij në Botëror dhe Scaloni aludoi në të gjithashtu.

“Për momentin, mendoj që ne duhet të ruajmë një vend për Botërorin e ardhshëm”, tha ai.

“Më 2026, ai do të këtë mundësinë në xhep, nëse dëshiron të vazhdojë të luajë”.

“Mendoj se ai e ka fituar të drejtën të vendos së çfarë të bëjë me karrierën e tij në futboll, me Kombëtaren e Argjentinës që nuk ka më çfarë ti tregoj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, ashtu sikurse nuk ka pasur nevojë ta bëjë më parë”.

Me në fund, ai ju referua lidershipit të Messi që ai tregoi me Argjentinën.

“E vërteta është që është një kënaqësi e vërtetë që unë e kam stërvitur atë dhe po ashtu shokët e tij të skuadrës për shkak se energjia që ai transmeton tek shokët e tij është një gjë që unë kurrë nuk e kam parë”, shtoi trajneri.

“Nuk kam parë kurrë një njeri që ka kaq shumë ndikim tek shokët e tij. Kjo është madhështia e tij”. 

(Kosova Sot Online)