Messin e uron edhe ish Presidenti i SHBA Barack Obama

  • A.P /
  • 19 December 2022 - 16:03
Messin e uron edhe ish Presidenti i SHBA Barack Obama

Për shumicën e njerëzve, tashmë debati se kush është futbollisti më i mirë në histori ka përfunduar

Lionel Messi tani ka trofeun që aq shumë e ka kërkuar, pasi që ai ngriti trofeun në Katar dhe kompletoi një listë të lakmueshme dhe unike trofesh, e që Botërori ju mungonte.

Tani, ai do ta këtë atë dhe me këtë çmim të çmuar, duket se edhe debati i madh për atë së kush është “më i miri i të gjitha kohërave (GOAT)) ka përfunduar. Është Messi dhe askush tjetër.

Urimet për GOAT

Një ndër të parët që e uroi Messi ishte Ronaldo Nazario. Braziliani, që po ashtu ka të fituar një Botëror, la anash rivalitetin mes Brazilit dhe Argjentinës për ta nderuar Messin me një mesazh të bukur.

“Futbolli i këtij njeriu largon nga lista çdo rivalitet”, filloi Ronaldo me mesazhin e tij.

“Pashë shumë brazilianë – njerëz nga tërë bota – të cilët bën tifo për Messi në këtë finale të elektrifikuar. Një lamtumirë e duhur për një gjeni, i cili, përpos që ishte yll në Botëror, udhëhoqi një epokë. Urime Messi!”.

Shoku i skuadrës së Messi në PSG, Neymar, po ashtu e uroi shokun e tij të ngushtë argjentinas, duke lënë po ashtu një mesazh në rrjetet sociale.

Madje, ishte edhe Barack Obama, ish presidenti i Amerikës, që e veçoi mbi të tjerët.

“Urime Argjentinës dhe GOAT, Lionel Messit, për një fitore të jashtëzakonshme në Botëror”, theksoi Obama.

Shoku i skuadrës së tij, Dibu Martinez, ndaj një meme për atë së Messi është një GOAT.

A është Messi sportisti më i mirë që kemi parë ndonjëherë?

Disa të tjerë shkuan edhe me larg dhe pyesin veten nëse me këtë Botëror Messi është bërë sportisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ky debat është ngritur nga tenisti, Andy Murray, me pyetjen që ai e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.

“A është Messi sportisti më i mirë i të gjitha kohërave? Harrojeni vetëm futbollin”, ka qenë postimi i Murray. 

(Kosova Sot Online)