Ja kush mbetet prioritet i Liverpoolit për afatin e janarit

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 17:08
Ja kush mbetet prioritet i Liverpoolit për afatin e janarit

Liverpooli thuhet se e ka caktuar Sofyan Amrabatin si objektivin kryesor të transferimit për vitin e ardhshëm.

Mesfushori pritet të largohet në janar nga Fiorentina drejt një klubi të madh, pasi ka tërhequr interesimin e shumë klubeve falë paraqitjeve të tij të mira me Marokun në Kupën e Botës

Sipas “FootMercato”, Amrabat është prioritet i Jurgen Kloppit për të përforcuar skuadrën në janar.

Dhe, zyrtarët e klubit anglez thuhet se do të nisin shumë shpejt kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.

Fiorentina mendohet se do të pranonte një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Tottenham Hotspur, Barcelona dhe Atletico Madridi janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Sofyan Amrabat me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. 


(Kosova Sot Online)