
Lexoni edhe:
Eskalon festa e fitores në Argjentinë, kaos me dhjetëra të lënduar dhe të arrestuar
Kuzhinieri i njohur turk Nusret Gokce i njohur si “Salt Bae” ka vazhduar t’i vardiset sulmuesit argjentinas, Lionel Messi. “Salt Bae” u bë cak i mediave pas finales së Argjentinës me Francës të dielën mbrëma në Katar. Turku u pa pas ndeshjes teksa kap disa herë për dorë yllin argjentinas, Messi, për t’i kërkuar një fotografi, transmeton "Kosova Sot Online ".
Nusret e arriti qëllimin e fotografisë me kapitenin e Albiceleste, por gjesti i tij u cilësua si skandal nga shumë njerëz. Përveçse si skandal, kuzhinieri i njohur turk u bë cak edhe i kritikave të shumta, të cilat e bën atë të reagoj.
Eskalon festa e fitores në Argjentinë, kaos me dhjetëra të lënduar dhe të arrestuarLexoni edhe:
Ai tashmë ka postuar në profilin e tij në Instagram një video të vjetër me Messin, i cili shihet teksa ha ushqim në njërin nga restorantet e tij. “Kampioni”, ishte përshkrimi i videos nga “Salt Bae”.
(Kosova Sot Online )