Dy të vdekur dhe një 5-vjeçar në koma, pas kaosit të madh me viktima gjatë festimeve në Buenos Aires

  • S.A /
  • 21 December 2022 - 12:50
Dy të vdekur dhe  një 5-vjeçar në koma, pas kaosit të madh me viktima gjatë festimeve në Buenos Aires

Festimet e argjentinasve për fitimin e Botërorit patën edhe një fund tepër tragjik. Festimet e tifozëve të “Albicelestes” për Botërorin, u prishën nga vdekja e një tifozi 24-vjeçari, i cili u rrëzua nga çatia, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, festa u ndërpre për shkak të shqetësimeve të sigurisë për tifozët që hidheshin nga një urë në çatinë e autobusit të hapur që transportonte lojtarët e Argjentinës. Një tjetër tifoz 22-vjeçar humbi jetën gjatë festimeve në qytetin Bahia Vlanca në provincën e Bueno Aires, kur një flamur të cilin ai e kishte hedhur mbi supe, u ngeci në rrotën e motoçikletës.

Oscar Maciel u rrëzua nga motori, duke u mbytur nga shtrëngimi i flamurit në qafën e tij. Gjtihashtu, një djalë 5-vjeçar është në koma për shkak të një dënimi të rëndë në kokë pas një incidenti në Plaza San Martin, ku po festonte triumfin e kombëtares së tij. “La Nacion” detajoi se një copë mermeri ra nga një monument gjatë festimeve, duke goditur fëmijën, i cili tani ndohet në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi edhe për personin e parë të vdekur, i cili po festonte mbi një çati e cila u thye dhe ai ra duke shkaktuar dëmtime fatale të cilit i morën jetën.

(Kosova Sot Online )