Ja cilit ekip i është ofruar Ronaldo

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 18:46
Ja cilit ekip i është ofruar Ronaldo

Anëtari i Bordit drejtues të Eintracht Frankfurtit, Axel Hellman ka thënë se Cristiano Ronaldo iu është ofruar atyre.

Cristiano Ronaldo prishi kontratën me Manchester Unitedin, pak muaj para përfundimit.

Kjo ndodhi si pasojë e një interviste të portugezit dhe pakënaqësisë së tij për minutazhën e vogël.

E Hellman tha se Ronaldo iu është ofruar atyre.

“Po, Cristiano Ronaldo na u është ofruar. Në fakt, e kam një ndjenjë se ai i është ofruar secilit ekip në Ligën e Kampionëve”, tha Hellman.

(Kosova Sot Online)