Kosovare Asllani e fiton çmimin 'Këmba e Artë'

  • A.P /
  • 22 December 2022 - 15:51
Kosovare Asllani e fiton çmimin 'Këmba e Artë'

Kosovare Asllani e ka marrë një çmim mjaft prestigjioz individual mbrëmë.

Futbollistja kosovare në fakt është nderuar me çmimin “Këmba e Artë”, në ceremoninë e mbajtur në Monaco.

Ajo ndihet mjaft e lumtur dhe e nderuar që u vlerësua aq shumë.

“Jam krenare dhe e nderuar që jam këtu. Më pëlqen ta bëj historinë dhe kjo është një trampolinë e madhe për femrat, për krejt atë që e kanë përpara. Më gëzon fakti që u bë ky hap, që ky çmim t’i jepet një futbollisteje femër për herë të parë. Jam krenare, e inspiruar dhe e motivuar që jam këtu”, deklaroi fillimisht sulmuesja e Milanit për “Sky Sport”.


(Kosova Sot Online)