Për festimet dhe fyerjet e Argjentinës, qeveria franceze kërkon të hetohen nga FIFA

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 08:44
Për festimet dhe fyerjet e Argjentinës,  qeveria franceze kërkon të hetohen nga  FIFA

Bruno Le Maire, ministri francez i financave dhe numri dy në qeverinë franceze, i ka kërkuar FIFA-s të hetojë fyerjet e bëra nga futbollistët argjentinas kundër Les Bleus në fund të finales së Kupës së Botës, e cila u fitua me penallti nga amerikano-jugorët, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Teksa lojtarët e Argjentinës festuan në mënyrë euforike, pati disa momente që u bënë virale, transmeton "Kosova Sot Online" .

Qëndrimi i portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez, i cili u tall me sulmuesin francez Kylian Mbappe në disa raste pas fitimit të Kupës së Botës, si dhe sjellja e ish-lojtarëve si Kun Aguero, i cili tallte mbiemrin e Eduardo Camavinga, kanë rënë shumë keq në shtypin francez.

“Këto janë fyerje të padenja dhe çfarë bën FIFA? Le Maire komentoi në Sud Radio.

“Sporti është çështje e lojës së ndershme dhe respekti për të tjerët, respektimi edhe për humbësit”, tha ai.

Federata Franceze e Futbollit kishte njoftuar tashmë se do të denonconte përdorimin e fyerjeve raciste në mediat sociale kundër futbollistëve francezë që humbfutbollistëve francezë që humbën penalltitë.

Në këtë rast nuk dihet ende nëse autorët kanë qenë tifozë francezë apo argjentinas.

(Kosova Sot Online )