Ky është 14-vjeçari "i artë" që luan për Milanin, ka shënuar 485 gola në 89 ndeshje

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 10:49
Ky është 14-vjeçari

Francesco Camarda është pronar i një rekordi që madje edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta kishin zili. Sulmuesi 14-vjeçar me vlerësim të lartë, i cili ka fituar një reputacion në akademinë e AC Milan për të luajtur kundër grupmoshave më të mëdha, thuhet se mesatarisht ka rreth 5.5 gola për lojë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Kjo është sipas skautit të futbollit Sciabolata Morbida, i cili e quajti Camarda si “një nga sulmuesit më produktivë në vend” përpara se të listonte rekordin e tij të jashtëzakonshëm të golave ​​në sezonet e fundit.

Në fakt, adoleshenti u promovua në skuadrën Primavera të Milanit (U19) për një miqësore kundër Solbiatese këtë muaj dhe shënoi një dygolësh.

Rekordi i Camardës para portës është i jashtëzakonshëm, transmeton Gazeta Express.

Ai shënoi 247 gola në vetëm 40 ndeshje për të rinjtë e AC Milan gjatë sezonit 2017/18, kur ai ishte vetëm 8 vjeç. Dhe më pas ai shënoi 172 gola në 31 ndeshje gjatë sezonit 2018/19.

Mordiba vazhdon të pretendojë se Camarda shënoi 64 gola në 16 ndeshje gjatë 2019/20, që do të thotë se ai regjistroi 483 gola në 87 ndeshje gjatë asaj periudhe trevjeçare.

Që atëherë, një numër i kufizuar statistikash janë shfaqur rreth qendërsulmuesit të ri italian, i cili tashmë ka bërë debutimin e tij për skuadrën U15 të Italisë.

Por që nga qershori i këtij viti, Camarda ka shënuar dy herë për ekipin e AC Milan U16 dhe siç u përmend më parë, ai shënoi për ekipin e tyre U19 kundër Solbiatese – një ekip që luan në divizionin e pestë të futbollit italian. 

(Kosova Sot Online )