Kush do ta rrëmbej i pari: Inter dhe Juventus në garë për anësorin spanjoll Alejandro Grimaldo

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 09:39
Kush do ta rrëmbej i pari: Inter dhe Juventus në garë për anësorin spanjoll Alejandro Grimaldo

Alejandro Grimaldo do të largohet nga Benfica gjatë afatit kalimtar veror, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës. Mbrojtësi i majtë nuk ka pranuar rinovimin me klubin portugez pasi dëshiron një aventurë të re pas gjashtë viteve të kaluara në Portugali, transmeton "Kosova Sot Online".

Duke marrë parasysh se ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës, Benfica është gati ta shes Grimaldon në janar në mënyrë që të fitoj sadopak nga largimi i tij.

27-vjeçari ka pasur një formë konstante në vitet e fundit, derisa edicionin aktual në 27 ndeshje ka shënuar tre gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Dy gjigantët italianë, Inter dhe Juventus janë duke monitoruar situatën e Grimaldos dhe duan transferimin e tij në afatin kalimtar dimëror. Benfica është e gatshme ta shes yllin e tyre, por synon që të fitojë pesë milion euro në janar, në mënyrë që mos t’iu largohet anësori spanjoll pa asnjë cent.

Përveç dy top klubeve italiane interesim për anësorin e majtë ka shprehur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund, derisa spanjolli pëlqehet edhe në Angli, por nga skuadra më të vogla se Inter, Juve e BVB.

(Kosova Sot Online )