Argjentinasi Emiliano Martinez nuk ndalet, pas Mbappes tani tallet me një futbollist tjetër francez

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 12:59
Argjentinasi Emiliano Martinez nuk ndalet, pas Mbappes tani tallet me një futbollist tjetër francez

Emiliano Martinez është një nga futbollistët më të dashur në Argjentinë, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për në Francë pasi është ndër më të urryerit sepse po tallet me futbollistët francez, transmeton "Kosova Sot Online".

Portieri argjentinas ishte hero për kombin e tij në finalen e madhe të Kupës së Botës, kur priti fillimisht një gjuajtje fantastike nga Kolo Muani në minutën e fundit, para se të jetë vendimtar edhe në ekzekutimin e penalltive.  Martinez priti penalltinë e Kingsley Coman, derisa tani bëri që edhe Aurelien Tchouameni të humbas nga 11 metërshi. 30-vjeçari u tall me Kylian Mbappen në dy raste, fillimisht në zhveshtore gjatë festës duke kërkuar një minutë heshtje për sulmuesin francez, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkohë tallja e dytë për Mbappen ishte në Buenos Aires kur gjatë paradës me autobus të hapur, Martinez kishte një kukull në krahët e tij dhe i kishte vendosur një maskë me fytyrën e Mbappes.

Por pas sulmuesit të PSG-së, Dibu Martinez ka vendosur të tallet edhe me mesfushorin e Real Madrid, Aurelien Tchouameni që e humbi penalltinë e tretë në finale. “E di që gjuajtjet e penalltive janë një nga pikat e mia të forta, kundërshtarët më respektojnë për këtë dhe më kanë thënë kështu”, tha Martinez. Gjatë festës në qytetin e tij të lindjes, Martinez tha se e dinte që Tchouameni do ta humbiste penalltinë pasi luajti me fjalë me të. “Kur prita penalltinë e parë në finalen e Kupës së Botës të Kingsley Coman, e di që futbollisti tjetër do të ishte shumë nervoz”. “Unë u përpoqa ta luaja mendërisht duke e hedhur topin tutje, duke folur me të dhe ai humbi golin, dhe q*** të gjitha”, deklaroi Martinez duke qeshur. 

(Kosova Sot Online )