Benzema rroket me francezët, ua heq “followin” të gjithëve i lë vetëm 5 prej tyre

  • S.A /
  • 24 December 2022 - 12:00
Benzema rroket me francezët,  ua heq “followin” të gjithëve  i lë vetëm 5 prej tyre

Karim Benzema ua ka bërë “unfollow” të gjithëve, përveç pesë ish-bashkëlojtarëve të tij në Kombëtaren e Francës, pasi njoftoi për pensionimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022 pritej të udhëheq sulmin e “Gjelave” në Kupën e Botës në Katar, por nuk ia doli të luante shkaku i një lëndimit që mori para turneut.

Më pas ai u largua nga grumbullimi dhe u rikthye në shtëpi.

U tha se Benzema e refuzoi një ftesë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku Franca humbi 4:2 në penallti kundër Argjentinës.

Derisa raportohet se sulmuesi i Real Madridit ka prishur raportet me Didier Deschamps, duket se ai ka raporte të mira me shumë nga futbollistët e Francës.

Sipas “Marca”, ish-sulmuesi i Lyonit nuk ndjekë më në “Instagram” shumicën dërrmuese të Kombëtares së Francës, duke mbajtur vetëm bashkëlojtarët e tij te Real Madridi; Eduardo Camavingan, Aurelien Tchouamenin, si dhe Raphael Varanen, Kylian Mbappen dhe Marcus Thuram.

34-vjeçari ende ndjek ish-trajnerin e tij Zinedine Zidane, i cili është i lidhur me pozitën e trajnerit te Franca. 

(Kosova Sot Online )