Al-Nassr interesohet edhe për yllin e Chelseat

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 13:19
Al-Nassr interesohet edhe për yllin e Chelseat

Përveç Cristiano Ronaldos, për të cilin gjërat po ecin mirë, klubi Al Nassr është shumë i interesuar për situatën e N’Golo Kante, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit aktual me Chelsean.

Chelsea po mendon gjithashtu se cila do të jetë e ardhmja e francezit, në fund të kontratës qershorin e ardhshëm, marrë parasysh lëndimet e shumta.

Kante mungon që prej 14 gushtit. Mesfushorit 31-vjeçar i vjen fundi i kontratës qershorin e ardhshëm. Prandaj ai do të jetë i lirë të diskutojë dhe të angazhohet me klubin e zgjedhur nga janari, për sezonin e ardhshëm.

FC Barcelona është shpallur mes kërkuesve, por kufizimet financiare nuk funksionojnë në favor të klubit katalanas.

Sipas informacioneve të FootMercato pranë bordit të Al Nassr, edhe klubi saudit, për të cilin dëgjoni shumë për momentin, është gjithashtu shumë i interesuar për të rekrutuar francezin si futbollist i lirë.

Klubi saudit aktualisht po bën gjithçka për të marrë Cristiano Ronaldon, me të cilin është planifikuar një takim. 

(Kosova Sot Online)