Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet në spital duke kuijdestaruar, gjendja shëndetësore e legjendës po përkeqësohet nga çasti në çast

  • S.A /
  • 26 December 2022 - 14:02
Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet  në spital  duke kuijdestaruar,  gjendja shëndetësore e legjendës po përkeqësohet nga çasti në çast

Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet në spitalin e Sao Paolos, derisa legjenda e futbollit po lufton me sëmundjen që e ka prekur, transmeton "Kosova Sot Online". 

Vajza e tij, Kely Nascimento, ka qenë me të në javën e fundit, ndërsa asaj i është bashkuar edhe vëllai, Edinho dhe pjesa tjetër e familjes për festën e fundvitit, derisa thuhet se gjendja shëndetësore e atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, po përkeqësohet.

Tri herë kampioni i botës është shtrirë në spital më 29 nëntor për shkak të një infeksioni, ndërsa vazhdon të luftojë me kancerin në zorrë. 

Ai po ashtu në fillim të dhjetorit u prek me COVID-19, ndërsa thuhet se ikona e futbollit po përballet me komplikime të ndryshme dhe me përparim të kancerit në trupin e tij.

Në ditën e Krishtlindjeve, vajza e tij e postoi një fotografi ku shihet ajo dhe pjesëtarët tjerë të familjes në spital, duke i falënderuar doktorët dhe motrat për kujdesin që po e shfaqin ndaj babait të saj.

82 vjeçari ka hasur në probleme shëndetësore viteve të fundit, ndërsa bota e futbollit lutet që ai të shërohet dhe të vazhdojë ta shijojë jetën.

Ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Pele ia uroi titullin e kampionit të botës, Argjentinës. 

(Kosova Sot Online )