Granit Xhaka me legjendarin Wenger, fjalë të mëdha për trajnerin francez

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 15:10
Granit Xhaka me legjendarin Wenger, fjalë të mëdha për trajnerin francez

Ylli kosovar i futbollit, Xhaka ka pasur  një takim të ngrohtë me ish trajnerin francez, legjendarin Wenger. Takimi ishte shumë miqësor pasi që Ishte pikërisht trajneri francez ai që e kishte transferuar futbollistin kosovar në Arsenal vite më parë, shkruan "Kosova Sot Online".

E tash, legjenda e “Gunners” u rikthye në stadium për herë të parë pas disa vitesh dhe ndërkohë, Xhaka e shfrytëzoi rastin të takohej me të.

Përfaqësuesi zviceran i ka postuar disa fotografi, ku shihet duke biseduar dhe duke e përqafuar atë për të cilin thotë se ishte vendimtar në zgjedhjen e tij pasi vendosi të largohej nga Borussia Monchengladbachu.

“Një preson i jashtëzakonshëm, një menaxher brilant dhe një arsye e madhe se përse nënshkrova me këtë klub special. Absolutisht e desha dhe e shijova faktin se e takova këtë legjendë”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në rrjetin social, “Instagram”.

Wenger konsiderohet si trajneri më i madh në histori të “Topçinjve”, ndërsa Xhaka është duke e kaluar formën jetësore në “Emirates Stadium” nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta.

Arsenali synon ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë pas një pritjeje jashtëzakonisht të gjatë.

(Kosova Sot Online  )