
Lexoni edhe:
Shqipëria të kërkoj Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së!...
Hajime Moriyasu ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Japonisë pas suksesit të ekipit në Kupën e Botës Katar 2022.Në një konferencë për shtyp të mërkurën, presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tajima njoftoi se Moriyasu do të vazhdojë si trajner i Samurai Blue deri në Kupën e ardhshme të Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026, transmeton "Kosova Sot Online ".
Moriyasu mori drejtimin e ekipit në vitin 2018 dhe i udhëhoqi ata për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, ku i befasuan të gjithë duke përfunduar në krye të një grupi që përfshinte Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.
Shqipëria të kërkoj Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së!... Lexoni edhe:
Ata pësuan një humbje të dhimbshme ndaj Kroacisë në 1/8 e finales pas ekzekutimit të penalltive
Ai i çoi edhe në finalen e Kupës së Azisë 2019, ku u mundën 3-1 nga Katari.
Moriyasu tani synon të bëhet trajneri i parë që do të udhëheqë Japoninë në dy Kupa Botërore radhazi dhe në vitin 2026 do të synojë një vend edhe më të mirë.
(Kosova Sot Online )