Antonio Conte i ka kërkuar Tottenhamin transferimin e dy mbrojtësve, ndahen 120 milionë euro nga klubi

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 16:46
Antonio Conte i ka kërkuar Tottenhamin transferimin e dy mbrojtësve, ndahen  120 milionë euro nga klubi

Mediat angleze shkruajnë se Antonio Conte ka zgjedhur dy mbrojtës si objektivat kryesorë për afatin e janarit.

Bëhet fjalë për kroatin Josko Gvardiol që luan te RB Leipzig dhe mbrojtësi spanjoll Pedro Porro që luan te Sporting Lisbona, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Transfermarkt, Porro vlen 25 milionë euro, ndërsa çmimi i Gvardiol është rritur në 75 milionë euro pas paraqitjes së tij të bujshme në Botëror, duke e bërë atë aktualisht mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Klubet më të mëdha dhe më të pasura botërore do të donin ta shihnin Gvardiolin në skuadrat e tyre pas Kupës së Botës në Katar. Real Madrid, Man City, Man United dhe Chelsea po ashtu interesohen për kroatin.

(Kosova Sot Online )