Barcelona: Pele e bëri futbollin më të madh se kurrë
Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe klubi i Barcelonës.
“Barça shpreh dhimbjen për vdekjen e “Rei” Pele, një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai e bëri futbollin më të madh se kurrë. U preftë në paqe”, thuhej në reagimin e tyre.
(Kosova Sot Online)
