
NASA nderon Pelen me një foto të një galaktike në ngjyrat e Brazilit

Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur mbrëmë.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
NASA ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare.
Agjencia hapësinore ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).
“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.
(Kosova Sot Online)