
Lexoni edhe:
As Kylian Mbappe e as Erling Haaland, futbollisti më i shtrenjtë në botë sot për sot është Jude Bellingham
Legjenda e futbollit italian, Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, transmeton "Kosova Sot Online.
Futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit italian, Gianluca Vialli, i cili nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin, në moshën 58-vjeçare.
Ish-futbollisti italian kishte shkuar në Londër për një tretman pasi ishte prekur nga kanceri në mëlçi, por ai nuk ia doli. I përballur me probleme shëndetësore, ai dha dorëheqje javë më parë nga pozita e tij në Kombëtaren italiane, ku ishte asistent i selektorit Roberto Mancini, shkruan "Kosova Sot Online".
Vialli e kishte nisur karrierën në Cremonese, në qytetin e tij para se ta vazhdonte karrierën në Serie A me Sampdorian de Juventusin, ndërsa kishte përfunduar duke luajtur në Chelsea, ku më pas edhe e kishte drejtuar këtë ekip si trajner.
Ai i kishte realizuar 16 gola në 59 ndeshje me Kombëtaren e Italisë, me të cilën kishte luajtur në Botërorët 1986 e 1990.
(Kosova Sot Online)