Ky ësht futbollisti milioner i Kosovës, 2,5 milionë euro rroga e re e Rrahmanit, pas vazhdimit të kontratës

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 15:57
 Ky ësht futbollisti milioner i Kosovës, 2,5 milionë euro rroga e re e Rrahmanit, pas vazhdimit të kontratës

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës. Futbollisti kosovar ka qenë protagonist i ekipit italian në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që napolitanët të mendojnë ta “blindojnë” atë.

Dhe, mediat italiane raportojnë se aktualisht, përfaqësuesi kosovar paguhet 1,8 milionë euro në vit. E me kontratën e re, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës do ta ketë rrogën vjetore 2,5 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti e sheh Rrahmanin si lider të mbrojtjes, mbi të gjitha pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Pra, Napoli po e vlerëson kontributin e Rrahmanit, duke e shpërblyer atë me një kontratë më të majme.

Nga ana tjetër, qendërmbrojtësi stabil ka thënë se ndihet mjaft i lumtur dhe i kënaqur në Napoli, ku synon të vazhdojë të luajë edhe për disa vite dhe të fitojë trofe të rëndësishëm aty. 

(Kosova Sot Online )