Gvardiol i zbulon emocionet, thotë se Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave

  • S.A /
  • 07 January 2023 - 13:33
Gvardiol i zbulon emocionet, thotë se Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave

Futbollisti kroat Josko Gvardiol ka zbuluar  "dashurinë" e tijë, duke thënë se  Liverpooli është klubi i tij i ëndrrave, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një intervistë për “RTLDanas”, qendërmbrojtësi kroat u pyet rreth klubit të tij të ëndrrave.

Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichit -…

“Nëse e pyes 10-vjeçarin Josko Gvardiol se ku do të donte të luante, çfarë do të thoshte?”, ishte pyetja e gazetarit.

“Liverpool. Që i vogël kam parë shumë ndeshje me babin tim, duke analizuar çdo sezon në detaje. Ky klub është ende në zemrën time”, ishte përgjigja e 20-vjeçarit.

Vlen të përmendet se më herët ka pasur raportime se Liverpooli ka shprehur interesim për anëtarin e Leipzigut.

Përveç Liverpoolit, për reprezentuesin e Kroacisë interesim kanë shfaqur edhe Real Madridi, Manchester City, Manchester Unitedi e Chelsea.

Ndryshe, Josko Gvardiol ka kontratë të vlefshme me Leipzigun deri më 30 qershor 2027.

(Kosova Sot Online )