Hernandez mund të qëndrojë përgjithmonë në Milan

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 18:20
Hernandez mund të qëndrojë përgjithmonë në Milan

Agjenti i Theo Hernandez beson që francezi është “ndoshta mbrojtësi i majtë më i miri në botë” dhe se në ky kusht mund të bëjë që ai të “qëndrojë në Milan përgjithmonë”

Ish futbollisti i Real Madridit ishte një investim i madh për Kuqezinjtë në vitin 2019, i cili u transferua për 22.9 milionë euro, por vlera e tij në treg është katërfishuar prej asaj kohe.

Ende 25 vjeçar, ai kohëve të fundit ka nënshkruar kontratë të re deri në qershorin e 2026-ës dhe reputacioni i tij u rrit pas paraqitjeve të tij në Katar në Botëror.

“Paraqitjet e Theos flasin vetvetiu dhe ai e ka bërë këtë në këto katër vitet e fundit ku ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 25 asiste, duke marrë pjesë 50 për qind në aksionet sulmuese të skuadrës dhe mbi të gjitha ai ka një fuqi sportive që ndihmon skuadrën shumë në mbrojtje”, tha agjenti i tij, Manuel Garcia Quilon në serieanews.com.

(Kosova Sot Online)