Ja kush e 'kurorëzon' Messin si lojtarin më të mirë në botë

  • A.P /
  • 12 January 2023 - 15:04
Ja kush e 'kurorëzon' Messin si lojtarin më të mirë në botë

Paris Saint-Germain mundi Angers 2-0 në ndeshjen e parë të Leo Messit për klubin pasi fitoi Kupën e Botës Katar 2022 me Argjentinën kundër Francës së shokut të skuadrës Kylian Mbappe.

Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, nuk hezitoi të flasë për Messin pas ndeshjes.

Ai e “kurorëzoi” Messin si futbollistin më të mirë në botë.

“Sot pamë sërish lojtarin më të mirë në botë”, tha Galtier për Prime Video Sport.

“Është e qartë se kur ai është me ne, ai ndryshon shumë gjërat në fushë”, tha tutje ai.

Mbrëmë, Messi shënoi njërin gol dhe asistoi në tjetrin në dy golat e PSG-së.

(Kosova Sot Online)